Fushata e Trampit në korrik ka qenë dyfish më e lirë nga ajo e Klintonit

Muajin e kaluar Donald Tramp dyfish i ka rritur harxhimet për fushatën e tij, por edhe në atë mënyrë ka harxhuar më pak para nga Hillari Klinton, transmetojnë mediat amerikane.

Dokumentat e reja financiare tregojnë se fushata e kandidatit republikan presidencial në korrik ka harxhuar rreth 18,5 milion dollarë. Si krahasim, kandidatja demokratike për Shtëpinë e bardhë ka harxhuar 38 milionë dollarë.

Tramp edhe më tutje i rritur harxhimet e tij, duke investuar këtë muaj pesë milionë dollarë në incizimet e tij të para televizive parazgjedhore. Klinton me muaj para e shfrytëzon këtë lloj të reklamimit parazgjedhor.

Biznesmeni nga Nju-Jorku fushatës së tij në korrik i dha dy milionë dollarë të reja. Ai ndërmori obligim të marrë pjesë në përpjekjet për mbledhje të mjeteve, duke i plotësuar shumat që ia sigurojnë donatorët e vegjël.

Fushata e tij në tërësi në korrik ka mbledhur 37 milionë dollarë, ndërsa ajo e Klintonit madje 52 milionë dollarë, potencojnë mediat amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button