Daçiç: Në Bruksel nuk është diskutuar ndryshimi i Kushtetutës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se çështja e heqjes së preambulës së Kushtetutës së Serbisë, e cila e definon Kosovën si “pjesë të këtij vendi”, nuk ka qenë pjesë e asnjë rrethi të bisedimeve që është zhvilluar në Bruksel.

Daçiq, në një konferencë për media në Beograd, tha se Serbisë, gjatë bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do t’i bëhen kërkesa të caktuara që duhet t’i përmbushë për t’u bërë anëtare e bllokut.

“Ato (kërkesa) nuk i referohen preambulës. Ajo nuk ka qenë temë e asnjë dialogu në BE”, tha Daçiq.

Ai shtoi se Serbia duhet të mbajë kontaktet me të gjitha vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, sepse disa prej tyre kanë “presion të madh” për të ndryshuar qëndrimin. /Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button