Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm të shkurtër dhe bubullima të rralla. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 27 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët kryesisht veriore. Temperatura e mëngjesit  do të bie deri në 17, ndërsa e ditës do të rritet deri në 32 gradë Celsius.

Indeksi UV do të arrijë 7.

Nga e hëna pasdite do të fillojë destabilizimi më i madh i gjendjes së motit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Të martën dhe të mërkurën  do të vazhdojë të fryejë erë e përforcuar veriore, e ndjekur me të reshura të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta në krahasim me ditët paraprake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button