NASA me hap historik: tani hulumtimet shkencore mund të merren falas!

NASA sapo njoftoi se çdo hulumtim të botuar dhe financuar nga agjencia e hapësirës tani do të jenë në dispozicion pa asnjë kosto, duke krijuar një web portal në të cilin kushdo mund të qaset.

Onlajn arkivi falas vjen si përgjigje e politikave të reja të NASA-s, të cilat kërkojnë që çdo artikull kërkimor i financuar nga NASA në revistat shkencore të jenë të disponueshme për publikun brenda një viti nga dita e botimit.

“Në NASA, jemi duke festuar këtë mundësi për të zgjeruar qasjen në portofolin tonë të gjerë të botimeve shkencore dhe teknike,” tha Zëvendës Administratori i NASA  Dava Newman. “Me anë të qasjes së hapur dhe inovacionit ne ftojmë komunitetin global të bashkohen me ne në eksplorimin e Tokës, ajrit, dhe hapësirës.”

Baza e të dhënave quhet PubSpace dhe publiku mund të kenë qasje në artikujt kërkimore të financuara nga NASA, duke kërkuar çdo gjë për të cilën ata janë të interesuar, ose thjesht për të shfletuar të gjitha dokumentet e financuara nga NASA.

“Duke e thjeshtësuar qasjen në të dhënat tona kërkimore do të lartëson në masë të madhe ndikimin e hulumtimit tonë,” tha shefi i shkencave në NASA Ellen Stofan. “Si shkencëtarë dhe inxhinierë, ne punojmë duke ndërtuar mbi themelin e përcaktuar nga të tjerët.”

Tani për tani, ka 861 artikuj kërkimor në bazën e të dhënave dhe ky numër do të vazhdojë të rritet, pasi që hulumtuesit e financuar nga NASA po implementojnë politikën e re.

Siç janë edhe pritjet tuaja, ka një rritje të madhe të kërkimeve të cilat ofrohen, duke filluar nga rutinat e stërvitjeve për të ruajtur shëndetin gjatë misioneve të gjata në hapësirë, deri tek perspektivat për jetë në Titan dhe rreziku për abort tek shoqërueset e fluturimeve të ekspozuara ndaj rrezatimit kozmik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button