Lori në lidhje dashurie

Në kuadër të emisionit “21 Gradë“, të ftuar ishin Lori dhe Sead Muça.

Mysafirët treguan se këtë verë kanë qenë shumë të angazhuar në dasma dhe ahengje të ndryshme.

Këngëtarja Loreta Kacka – Lori, bëri të ditur se nuk është më beqare, ndonëse nuk e zbuloi personin me të cilin është në lidhje.

“Ndihem shumë mirë jam shumë  e lumtur. Nuk dua ta zbuloj se është ende herët”, shprehet Lori.

Ndërsa Seadi tregoi se është i martuar dhe se ka dy vajza, të cilat që të dyja vijojnë në shkollën e muzikës.

Lori tregoi se si tip është person që harron datat por të paktën nuk është e keqe me dhuratat, përderisa Senadi tha se preferon t’i shkruaj dhe se nuk është i keq me datat.

Ndryshe, Lori dy muaj më parë publikoi këngën “FAT”./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button