Mbështetësit e Sëlltikut shpalosin masivisht flamurin palestinez

“Valëvit flamurin për Palestinën, për Sëlltikun, për drejtësinë,” ishte thirrja e një grupi që nxiti një mori mbështetësish të ekipit skocez të shpalosnin flamurin palestinez para një ndeshjeje të Champions League-s.

Jo e zakonshme ka qenë pamja mbrëmë në stadiumin ku luan Sëlltiku i Gllasgout, ku qindra tifozë vendas janë parë me flamujt e Palestinës në duar në nisje të takimit me ekipin izraelit të Hapoel Bir Shevës.

Një grup aktivistësh e kishte organizuar të tërën këtë, duke u bërë thirrje gjithashtu tifozëve që të mbështesnin lëvizjen e bojkotit kundër Izraelit. I njëjti grup i ka kërkuar në të njëjtën kohë UEFA-s që t’i bashkohet kauzës së tyre dhe të mos e mbështesë Izraelin e politikën e tij.

Pritja aspak e ngrohtë për ekipin izraelit është shoqëruar dhe me një humbje të thellë në fushën e Sëlltikut.

Klubi skocez mund të përballet tani me një dënim nga UEFA, siç ndodhi dy vite më parë, kur u gjobit për të njëjtën gjë. Organi i futbollit europian i ndalon mesazhet politike e ideologjike në veprimtaritë sportive, transmeton tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button