Universitetet e Maqedonisë askund në Listën e Shangait: Ja cili është universiteti më i mirë në botë

Asnjë nga universitetet e Maqedonisë edhe këtë vit nuk u gjet në mesin e 500 universiteteve më të mira sipas Listës Botërore të Shangait, njofton Portalb.

Dhjetë universitetet më të mira të vitit të kaluar, e kanë mbajtur vendin e tyre edhe pse ka disa ndryshime të vogla. Rezultatet nga rangimi më i ri, konfirmojnë se Universiteti “Harvard” është më i miri në botë, tanimë 14 vjet me radhë, “Stendford”, gjithashtu, e ka mbajtur vendin e dytë, ndërkaq “Berkli” dhe “Kembrixh” kanë rënë një vend më poshtë.

Dekani i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”, Borçe Davitkovski, vlerëson se asnjë universitet nuk gjendet në Listën e Shangait, sepse aspak nuk po kontribuohet në shkencë.

“Aq sa ndahen mjete për shkencën dhe universitetet, aq do të gjendeni në Listën e Shangait. Janë hapur shumë universitete publike, përveç 5 universiteteve ekzistuese po përgatiten edhe dy të tjerë. Programet studimore duplohet, triplohen, ndërkaq mjetet ngelen të njëjta. Në Maqedoni, për shkencën ndahet thuajse asgjë, për këtë arsye nuk jam i habitur që asnjë nga universitetet e tona nuk është në Listën e Shangait. Nëse vazhdon kështu të zhvillohet gjendja, unë pres që edhe më shumë do të shkojmë mbrapa. Dihet cilat janë standardet, ndërkaq përveç neve në UKM, rrallë kush tjetër i respekton standardet”, thotë Davitkovski.

Profesoresha e Universitetit Juridik, Tanja Karakamisheva – Jovanovska, thotë se Lista e Shangait mund të “përfitohet”, vetëm nëse plotësohen indikatorët e paraparë kualitativ dhe kuantitativ nga të gjithë ata që punojnë në fushën e shkollimit të lartë, transmeton Portalb.

“Bëhet fjalë për gjashtë indikatorë kualitativë – kuantitativë, në bazë të së cilës kryhet rangimi i universiteteve në botë. Gjithsesi, vlerësohet se indikator më i rëndësishëm nga të gjitha është kualiteti i kuadrit të profesorëve të cilët punojnë në universitet, që vlerësohet dhe evoluon sipas indeksit të ashtuquajtur prodhim i elementit hulumtues individual/kolektiv. Nëse universitetet në Republikën e Maqedonisë duan të gjenden në Listën e Shangait, duhet seriozisht t’i çojnë përpara indikatorët sipas të cilëve vlerësohet kualiteti i shkollimit të lartë në botë”, thotë Karakamisheva.

Nga rajoni, më mirë janë të ranguar, Universiteti i Beogradit, i cili ndodhet në vendin e 261, Universiteti i Lubjanës i cili gjendet në vendin e 464 dhe Universiteti i Zagrebit i cili gjendet në vendin e 491.

Gjithsej 500 universitetet janë ranguar nga gjithë bota në bazë të gjashtë indikatorëve, të cilët përfshijnë numrin e të punësuarve dhe të diplomuarve të shpërblyer dhe numrin e artikujve të botuar në revistat prestigjioze “Nature” dhe “Science”. /Portalb

LISTËN E PLOTË MUND TA SHIHNI: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button