Ahmeti: Shef i kujt dhe i cilës organizatë është Kadri Veseli në vitin 2011

Ahmeti ka thënë se  përgjimet që po i dëgjojmë sot janë nga viti 2011

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebook ka thënë se përgjimet qe po i dëgjojmë sot janë nga viti 2011, transmeton TV 21.

Postimi i plotë në facebook i Shpend Ahmetit: 

Kadri Veseli zyrtarisht ka hyrë në politikë me 2 nëntor 2012. Ish udhëheqësi i SHIK-ut pati deklaruar në vitin 2008 se po shuhet SHIK për ti hapur rruge AKI.

Megjithatë përgjimet qe po i dëgjojmë sot janë nga viti 2011, pra pasiqë Veseli ka deklaruar se SHIK nuk ekziston me, dhe para se te hyjë në politikë.

Unë nuk kam qene ne UÇK, LPK, LKÇK, apo ndonjë organizatë tjetër, prandaj nuk i di marrëdhëniet e tyre ne atë kohe, por si qytetar i këtij vendi i kam ca pyetje për këtoçështje.

1. Adem Grabovci po i referohet Veselit si shef ne vitin 2011. Shef i kujt dhe i cilës organizatë është Kadri Veseli ne vitin 2011?

2. Adem Grabovci i thotë,”ti i jep urdhërat, unë i zbatoj”. Si çka po i jep urdhërat Veseli, e si çka po i zbaton Grabovci?

3. Kur është themeluar SHIK dhe nga kush?

4. Kujt i ka raportuar SHIKu, cilit institucion të Kosovës apo të huaj?

5. Në qoftë se SHIKu ka pas agjentë nëpër Kosovë dhe gjetiu, si është financuar kjo organizatë? Sepse në buxhetin e viteve 2000 – 2016 nuk figuron në asnjë linjë buxhetore

6. Në qoftë se nuk është financuar nga buxheti, a është financuar nga ndonjë shërbim i huaj? Nga cili dhe me çfarë arsye?

7. Në qoftë se nuk është financuar nga buxheti, a është financuar me metoda klandestine, përmes ndërmarrjeve publike, ndërmarrjeve private dhe organizatave të tjera të ngjashme. Cilat janë ato organizata?

8. A punojnë këta agjentë ende në ato organizata?

9. Çfarë kalimi i informatave dhe strukturave është bërë nga SHIK tek AKI, dokumente, njerëz apo diçka tjetër?

10. Pse shumë njerëz që dijnë për këtë organizatë nuk guxojnë të flasin fare për ta dhe rrjetin e tyre, sepse pastaj të gjitha institucionet shtetërore i persekutojnë?

Në qoftë se ka problem që këto informata nuk bën të bëhen publike për shkak të sigurisë kombëtare, atëherë hetimi parlamentar mund të bëhet prapa dyerve të mbyllura.

Mirëpo, pa lëvizur në këtë drejtim, Kosova nuk ka përparim. Nuk mund dhe nuk duhet të jetojmë në pasiguri, paqartësi e frikë nga rrjete të errëta të nëntokës.

Lëvizja ka kërkuar qe një kohë hetim parlamentar për këtë veprimtari. Kryeministri që kishte folur shumë herë për këtë organizatë, sot nuk ja u përmend as emrin. Nënshkrimet për hetimin nuk i kishin dhënë asnjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button