Bruksel: Kosova dhe Serbia sot diskutojnë për kodin telefonik

Kodi telefonik i Kosovës do të diskutohet në raundin e sotëm të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, njofton ministria për dialogun në qeverinë e Kosovës.

Takimi në Bruksel do të synojë që të rrumbullaksoj të gjithë hapat dhe për këtë qëllim delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të qëndroj në Bruksel”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e dërguar mediave, transmeton REL.

Kohë më parë të dy shtetet janë pajtuar që Kosova të marrë kodin e saj telefonik 383, por si pasojë e ngecjeve në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, ende nuk është bërë aplikimi për të siguruar këtë kod për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button