Komenti duhet qartë të ndahet nga lajmi!

[Recension: Këshillit opozitar s’ju ni zani. As gëk e as mëk për Hasanbegun?!]

Komenti është zhanr gazetarie, por jo edhe pjesë e lajmit. Andaj, informacioni dhe lajmi duhet t’i plasohen publikut apo lexuesit duke mos ndërhyrë me komente në përmbajtje. Në tekstin që po recensojmë, edhe pse ka bazë për lajm, nuk kemi lajm ashtu si duhet, por një shprehje mllefi me konotacion politik.

Gazetari nuk është ai i cili përcakton agjendën e dikujt tjetër, aq më tepër të palëve që i përfshin në artikullin e tij, i cili do të duhej të jetë profesional. Për rastin, për të cilin flitet në tekst, ai ka të drejtë të kërkojë qëndrim, por jo edhe të (keq)interpretojë indiferencën e supozuar të personave të apostrofuar në këtë rast, duke argumentuar me diçka që nuk mund apo nuk ka tentuar ta konfirmojë. Teksti, duke aluduar në atë se Këshilli opozitar nuk tregon interes për viktimat dhe të prekurit nga përmbytjet në Hasanbeg, synon t’i imponojë lexuesit bindjen se Këshilli opozitar nuk funksionon dhe nuk ekziston. Në këtë rast, qasja është tendencioze dhe jo profesionale.

Përmbytjet që përfshinë vendbanimet shqiptare qoftë në Shkup dhe Tetovë, sollën reagimin e shumë aktorëve politik, organizatave të ndryshme vendore dhe të huaja dhe gjetkë. Solli edhe reagimin autoriteteve fqinje, Kosovë e Shqipëri po dhe zyrtarëve nga Brukseli, por jo edhe të një Këshilli që e quan veten Këshill opozitar në Maqedoni.

Këshillit opozitar s’ju ni zani. screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Këshillit opozitar s’ju ni zani. As gëk e as mëk për Hasanbegun?!
Data dhe koha e publikimit: 11.08.2016
Data e recensionit: 12.08.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Opinioni ka nevojë për informacion, e jo për thashetheme që shkruhen si lajm, por në fakt janë opinion apo mendim personal. Është në kundërshtim me parimet profesionale dhe etike, që gazetari të shkruajë çfarë mendon ai në një përmbajtje informative! “Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”.

Prej tyre jo vetëm që nuk pamë të vizitojnë se çfarë kishte ndodhur në fshatrat e lagjet e përmbytura në mjediset shqiptare, por nuk gjetën kohë as që deklarativisht të thonë nja dy fjalë për këtë tragjedi të rëndë që përfundoi me mbi 20 viktima.
Do thoshin: ata janë aktiv vetëm në organizimin e protestave, por edhe ata u dështojnë, ndaj se dimë nëse ky Këshill po funksionon apo është ngatërruar në labirintet e kohës?!

Mes rreshtave, teksti pretendon se është interes publik prononcimi i një subjekti (në këtë rast Këshillit opozitar) për përmbytjet në rrethinën e Shkupit, ndërsa  mungesa e prononcimit përbën disfatë. Teza e nisur në këtë mënyrë jep alibi që çdo gjë tjetër të ndërlidhet me indiferencën e këtij subjekti në këtë rast. Nëse sipas asaj që shtrohet në përmbajtje, qëndrimi i Këshillit opozitar është interes publik (edhe pse jo edhe me aq përgjegjësi, për shkak se bëhet fjalë vetëm për një subjekt politik, e jo institucion publik), gazetari ka të drejtën supreme të pyesë pjesëtarët e tij, të kërkojë qëndrimin e tyre në lidhje me tragjedinë e Hasanbegut dhe të kërkojë mendimin e tyre në lidhje me rekomandimet që ata i drejtojnë institucioneve që duhet ballafaquar me këtë tragjedi, si dhe për veprimet që i ndërmarrin si subjekt. Megjithatë, teksti nuk ka zgjedhur rrugën profesionale për të informuar opinionin, por shtron propagandë indirekte me dozë të animozitetit politik. Në këtë rast, Kodi etik i gazetarëve na referon: “Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike”.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button