FRODEM: BDI po e ndihmon aktivisht këtë regjim

Me rastin e 15 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, koalicioni për Maqedoni demokratike FRODEM vlerëson se është i nevojshëm implementimi i plotë i marrëveshjes, transmeton Portalb.

Nga aty rekomandojnë që të anashkalohen dobësitë gjatë aplikimit të marrëveshjes. Dobësia më e madhe e implementimit të marrëveshjes, sipas tyre, është Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Kjo parti politike tashmë më shumë se 8 vjet është pjesë e pushtetit. Është shqetësuese serviliteti i tyre. Duke e mbrojtur këtë regjim, po hyjmë edhe më thellë në krizë. Gjithë kjo shkon edhe në dëm të MO-së”, thuhet mes tjerash në reagimin e koalicionit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button