FRODEM: Ranë maskat dhe skenarët e “reformatorëve” të VMRO-DPMNE-së

Partia FRODEM nëpërmjet një kumtese kanë reaguar ndaj deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së i cili tha se “nuk i pranoj zgjedhjet pasi që ata kanë qenë jo të rregullta, jo-demokratike dhe dhunuese, por nuk ka arsye që t’i tërheqim kryetarët e komunave dhe këshilltarët që i kanë fituar ata zgjedhje”, njofton Portalb.mk.

“Për këtë me një zë flasin edhe i dyshuari Gruevski, por edhe eshaloni i tij partiak të cilët me muaj të tëra luajnë rolin e “reformatorëve” të shqetësuar. Të ashtuquajturit reformatorë nuk pritën që të zbardhë dita pas zgjedhjeve dhe menjëherë shpejtuan që të takohen me “kundërshtarin” Gruevski dhe me Komitetin Ekzekutiv. Sipas tyre, qëllimi i takimit paskësha qenë që të konfirmohen qëndrimet, mënyra dhe afati i menaxhimit të Komitetit Udhëheqës të VMRO-DPMNE-së, i cili do të organizojë kongres në të cilin do të zgjidhej kryetar i ri i partisë”, thonë nga FRODEM.

Sipas tyre nuk mund të ndërrohen udhëheqësia e partisë dhe Gruevskit, duke kërkuar nga të njëjtit që vetë të ndihmojnë në rrëzimin e tyre.

“me këtë mënyrë asnjëherë nuk mund të ketë ndryshim të udhëheqësië. Me këtë ranë poshtë maskat e të ashtuquajturve reformatorë të cilët kanë për qëllim që ta turbullojnë pakënaqësinë e anëtarësisë partiake derisa ndodhin ndryshime kozmetike në parti sipas vullnetit të deritanishëm të nomenklaturës partiake. Koha tregoi se “reformatorët” janë pjesë e skenarit të përgatitur, e cila po del në shesh”, shtojnë nga FRODEM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button