FRODEM: Plotësisht e përkrahim Marrëveshjen me Bullgarinë

“FRODEM informoi se plotësisht e përkrah Marrëveshjen për fqinjësi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Marrëveshja është hap i madh për Maqedoninë në integrimin e proceseve euroatlantike. Me përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë, Maqedonia qartë dëshmon se është faktor për stabilizim dhe zhvillim të marrëdhënieve të mira fqinjësore të  Ballkanit”, thuhet në kumtesë, njofton Portalb.mk.

“Me këtë marrëveshje Maqedonia qartë tregon se refuzon të jetë e mbyllur dhe e kriminalizuar në Ballkan. Kjo marrëveshje është fillimi i fundit të përzierjes kriminale kundër maqedonase të mbetjeve nga regjimi jopopullor. Fillimi i fundit të shumë viteve të marrëdhënieve të tensionuara artifiviale.

Tani Gruevski, duke u fshehur pas kafazeve jo legjitime të organeve partiake, përmes jo respektimit të marrëveshjes mes Bullgarisë dhe përmes bllokadës së Kuvendit përpiqet të bëjë tregti për faljen e krimit të tij”, thuhet në kumtesë.

Nga FRODEM thonë se Gruevski nuk ka virtyt elementar të dalë dhe të tregojë pse këtë punë të dobishme për Maqedoninë nuk e përfundon vetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button