FRODEM: Ahengu i ditëlindjes së VMRO-DPMNE-së, paradë e shtrenjtë e një sigurie të rreme

“Mbrëmë, në ahengun familjar të ditëlindjen, kush e di se për satën herë dëgjuam gënjeshtra, trillime dhe vetëlëvdatat. Dëgjuam edhe për armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm si dhe për porositë infantile. Ajo ishte paradë e shtrenjtë e një sigurie të rreme. Pamje, se si një grup individësh, të cilët e vodhën Maqedoninë dhe e privatizuan VMRO-DPMNE-në pandërprerë shesin mjegull, edhe kërcënohen”, vlerëson Fronti për Maqedoni Demokratike (FRODEM) në reagimin e saj ndaj ahengut për 27 vjetorin e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

“Nga ana tjetër, mijëra njerëz në baza të ndryshme, nga raste më të pasqaruarat, nga persekutimet e montuara, deri te shkëmbimet brutale biznesore, shantazheve, maltretimeve dhe largimeve nga puna, për çdo ditë presin të fillojë zbatimi real i Kodit Penal. Për këtë FRODEM fton qeverinë e re, pa asnjë kalkulim menjëherë të fillojë me përparimin dhe drejtësinë, dhe përfundimisht dekriminalizimin e Maqedonisë”, shkruan në kumtesën e FRODEM-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button