Bari zyrtarizon Migjen Bashën, për dy vite bardhekuq

Tashmë është zyrtare, Migjen Basha është lojtar i Barit në Serinë B italiane. Nëpërmjet një komunikate në faqen e klubit italian shkruhet se mesfushori shqiptar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra do të jetë pesë e Barit deri në verë të 2018-ës. Në fakt Basha kishte nisur stërvitjen me skuadrën puljeze që të martën e kaluar, por zyrtarizimi i tij kishte mbetur peng i një faksi nga Luzerna, që vërtetonte prishjen me konsensus të kontratës me klubin zvicëran.

Menjëherë pas hedhjes së firmës në kontratë, Basha i përshëndeti emnjë viedomesazh tifozët e Barit, duke i ftuar të gjithë që të jenë të pranishëm në San Nicola.

29-vjecari, një lojtar grintioz dhe me vizion të lojës, mbetet po në Serinë B, teksa gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar veshi fanellën e Comos, por pa mundur të shmangë rënien nga kategoria. Falë eksperiencës së gjatë në futbollin italian, Basha pritet të jetë elemti ky në përpjekjen e Barit për t’u ngjitur në Serinë A, transmeton Supersport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button