Turqi, arrestohet babai i ish-futbollistit të kombëtares turke Sukur

Babai i ish-futbollistit të kombëtares turke Hakan Sukur, Selmet Sukur, në kuadër të hetimit lidhur me tentativën për grusht shteti në Turqi, është arrestuar në Sakarya, në Turqinë veriperëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria në Sakarya dje shpalli fletarrest për ish-futbollistin e Galatasaray-it dhe babain e tij. Selmet Sukur është arrestuar në Adanpazar. Gjykata në Sakarya më herët mori vendim për konfiskimin e plotë të pasurisë së ish-lojtarit turk të klubit futbollistik Galatasaray Hakan Sukur dhe babit të tij Selmet Sukur.

Prokuroria në Sakarya ka ardhur deri te dëshmitë se reprezentuesi i dikurshëm i Turqisë dhe babai i tij kanë ofruar mbështetje financiare për kultin e dhunshëm terrorist FETO.

Për këtë shkak gjykata mori vendim për konfiskimin e pronës, llogaritë bankare, dokumente të vlefshme, aksione, dhe prona të tjera të babait dhe djalit Sukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button