Arrestohet i riu që u ngjit në ndërtesën “Trump Tower” (VIDEO)

Policia e New York arrestoi një të ri i cili u ngjit në ndërtesën “Trump Tower” në New York, policia e tërhoqi zvarrë nga dritarja e hapur në katin e 21-të.

Në videon më poshtë do të keni mundësi të shihni sesi policia e kapin të riun, i cili mbahej në ndërtesën prej xhami  me ndihmën e disa ngjitësve të gomës prej vakumit, raporton Reuters.

Ngjitja e tij deri në katin e 21 zgjati 3 orë, transmeton lajmi.net.

Ndërtesa ku “alpinisti” e kreu ngjitjen ishte selia e kandidatit republikan për President të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Policia tha se deri më tani nuk ka informacion për identitetin e njeriut, por as motivet se cfarë e shtyuu atë të ngjitej në ndërtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button