Kanada: Vritet personi që dyshohej se do kryente sulm terrorist

Policia kanadeze e ka vrarë një person që zyrtarët thonë ishte duke e planifikuar një sulm vetvrasës me bombë në një zonë publike.

Dhjetëra oficerë janë parë më 10 gusht në lajën Strathroy, qytezë që gjendet rreth 225 kilometra në jugperëndim të Torontos.

Policia kanadeze fillimisht e ka ndalur një sulm të mundshëm pasi ka pranuar informacione të besueshme për një kërcënim potencial terrorist.

Një zyrtar i lartë policor, në kushte anonimiteti i ka thënë Associated Press se personi planifikonte përdorimin e një bombe për të kryer sulm në një zonë publike.

Burime anonime i kanë thënë edhe Reuters se i dyshuari është Aaron Driver, i cili vitin e kaluar është arrestuar pasi hapur ka përkrahur militantët e Shtetit Islamik në rrjete sociale.

Driver nuk është akuzuar për asnjë krim, por në muajin shkurt ai me vendim gjykate, lëvizjet i ka pasur të kufizuara.

Vendimi gjyqësor thoshte se ai nuk duhej të përdorte rrjetet sociale, kompjuterat dhe se nuk duhej të kontaktonte me grupe ekstremiste siç është Shteti Islamik. /REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button