SHSHM u bën thirrje anëtarëve të saj të dhurojnë libra

Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë u dërgoi thirrje publike anëtarëve të saj të dhurojnë libra për ndihmë të viktimave në vërshimet në Shkup. Librat mund të dhurohen në pikën grumbulluese në “Siti Moll”.

“Dhurimi i librave është akt i thjeshtë material, por me rëndësi morale në këto ditë të vështira për viktimat nga vërshimet, por edhe për të gjithë qytetarët në vend”, thuhet në kumtesën e Asociacionit të Shkrimtarëve të Maqedonisë.

SHSHM u bënë thirrje edhe shtëpive botuese në Republikën e Maqedonisë ta pranojnë apelin dhe të japin kontributin e tyre në këtë aksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button