Përsëri gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare, ku pritej të shqyrtohej çështja e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi, është hedhur gaz lotsjellës, raporton Anadolu Agency.

Rreth këtij akti, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, ku para mbledhjes gazetarëve nuk është lejuar që të qëndrojnë aty ku mbahet mbledhja, por janë dërguar në holl.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se gazi lotsjellës është hedhur nga Glauk Konjufca, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mbledhje të pranishëm ishin edhe anëtarët e opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button