Shkëndija: Të ardhurat nga shitja e biletave ndaj Sileksit do të dhurohen për familjet në Shkup

Me iniciativë të Lazim Destanit dhe kryesisë së KF Shkëndija është vendosur që të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në LPFM ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit të destinohen për ndihma emergjente të familjeve të goditura nga vërshimet në rajonin e Shkupit.

Me këtë rast informohen të gjithë tifozët, sportdashësit dhe bamirësit, që përmes pjesëmarrjes sa më masovike në ndeshjen e parë të sezonit të ri të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë të kontribuojnë dhe solidarizohen me vëllezërit tanë nga rajoni i Shkupit, me theks të veçantë në Hasanbeg ku pasojat nga përmbytjet janë më të mëdha.

Informta për efektin e arritur do të jetë transparente edhe pse solidariteti nuk ka çmim material. Ju falemenderojmë paraprakisht për solidarizimin dhe mbështetjen ndaj iniciativës tonë. Ndeshja Shkëndija-Sileksi luhet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 17:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button