Ja çfarë moti e pret sot Shkupin dhe Maqedoninë

Shkupi sot, sipas meteorologëve do të ketë, kryesisht mot me mjegulla dhe kushte për reshje të shiut gjatë paradites, ndërkaq gjatë pasdites është e mundshme të ketë mot jostabil në afat të shkurtër. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri më 30 gradë celsius, njofton Portalb

Që nga orët e hershme të mëngjesit, sipas meteorologëve, në mbarë Maqedoninë, do të ketë mot me reshje të shiut, dhe gjendja jostabile e motit do të vazhdojë edhe sot, këtë herë, në pjesën lindore të vendit.

Mëngjesi i sotëm do të jetë me vranësira mesatare dhe me reshje të shiut në nivel lokal, por edhe me vetëtima në mbarë vendin. Pasdite, moti jostabil do të lokalizohet, me kushte për reshje më të shpeshta në pjesën perëndimore të vendit ose më konkretisht në pjesën jug-perëndimore. Mbrëmja do të sjellë “qetësim” të atmosferës.

Temperaturat në mbarë Maqedoninë do të lëvizin nga 15 deri më 31 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button