Një tjetër sfidë e re për Durgutin në Serbi

Ka vazhduar edhe më tutje qëndrimi i tenistit shqiptar nga Shkupi Besir Durguti në Serbi, ku po merr pjesë në disa turne shumë të fortë në këtë vend. Durguti pasi që ka luajtur në Beograd dhe  Somobor, tani e presin sfida të reja në Novi Sad.

Sot në orët e vona të mbrëmjes është hedhur shorti, ku për kundërshtar shkupjani Durguti do të ketë bartës e 10-të të turneut Igor Kolariç.

Edhe kësaj radhe Durguti për tu futur në turneun kryesor duhet të kalojë tre raunde kualifikuese. Turneu në Novi Sad është FUTURES dhe kap vlerën e 10 mijë dollarëve.

Meçin e parë Durguti do ta ketë nesër nga ora 11:00 dhe nëse arrin fitore do të vazhdojë në raundin e radhës ditëve në vazhdim. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button