Finale historike në Australian Open
Novak Djokoviç rikthehet të bëj kampionin në Australian Open. Tenisti serb ka prekur finalen e 10-të në karrierë në shtetin e kangurëve, duke qënë protagonist absolut në fushë, raporton Klan.
Nëntë herë fituesi i turneut bëri gjithçka mirë ndaj Tommy Paul, për ta eliminuar pastër 3-0. Në sfidën që zgjati 2 orë e 22 minuta, Djokoviç ishte mahnitës, duke respektuar pritshmëritë. Me përjashtim të setit të parë, që zgjati 1 orë e ku serbi fitoi 7-5, setet e tjera ishin thjeshtë formalitet për numrin 5 të Botës. Gjokoviç synon titullin numër 22 Grand Slam në karrierë.
Në finalen e së dielës, Djokoviç do sfidojë grekun Tsitsipas. Numri 4 në Botë luajti për 3 orë e 21 minuta përballë Khachanov, për të fituar 3-1 me sete. Tsitsipas do synojë për të fituar titullin e parë Grand Slam. 24-vjeçari humbi ndaj Djokoviç në finalen e “France Open” në vitin 2021 dhe tani ka mundësinë për tu hakmarrë për atë humbje. Për ta bërë një gjë të tillë, grekut i duhet për t’i shkaktuar humbjne e parë tenistit serb në Melbourne Park që nga viti 2018. Përveçse titullit, fituesi do të ngjitej në krye të renditjes së tenisit botëror.