Ndërhyrje nga forcat izraelite kundër protestave në Bregun Perëndimor

Dhjetëra palestinezë janë ndikuar nga gazi i hedhur nga ushtarët izraelitë si rezultat i ndërhyrjeve ndaj protestave kundër “Murit të Ndarjes” dhe vendbanimeve të hebrenjve në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Komitetet e Rezistencës Popullore Palestineze theksohet se në rajonet Nalin dhe Nebi Salih në perëndim të Ramallahut si dhe në Kefr Kadum në perëndim të Nablusit janë mbajtur protesta kundër “Murit të Ndarjes” dhe vendbanimeve të hebrenjve.

Ndër të tjera vihet në dukje se ushtarët izraelitë në protesta kanë përdorur plumba plastikë dhe gaz lotsjellës, ku si pasojë dhjetëra persona janë rrezikuar të mbyten.

Gjithashtu bëhet e ditur se edhe në rajonin Belin pas faljes së namazit të xhumasë është mbajtur një marshim drejt “Murit të Ndarjes”.

Qeveria izraelite pas kryengritjes (intifadës) Aksa e cila shpërtheu në vitin 2000 me arsyetimin për të parandaluar sulmet në vitin 2002 nisi ndërtimin e “Murit të Ndarjes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button