Rama me Blair, pushime në jug

Kryeministri Edi Rama ka pasur një mik të veçantë gjatë ditëve të pushimeve të tij në jug të vendit.

Shefi i ekzekutivit ka postuar një foto ku shihet në shoqërinë e ish-kryeministrit britanik Toni Blair, i cili po kalon edhe ai disa ditë pushime në Shqipëri.

Rama njihet për miqësinë me zotin Blair, i cili para se të majtët të merrnin pushtetin në Shqipëri vendosi të ishte këshilltar i qeverisë së Tiranës. Një ndër punët si këshilltar të Blair ishte asistenca në funksion të reformave, të cilat do të afronin më shumë vendin tonë me Bashkimin Europian, transmeton VizionPlus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button