New York, protestë para selisë qendrore të NBC-së

Para selisë qendrore në New York protestohet kundër transmetuesit amerikan NBC i cili gjatë tentativës për grusht shteti të Organizatës Terroriste Fetullahçi (FETÖ) publikoi lajme të pabaza dhe gjithashtu ka lënë pa përgjigje kërkesën për të kërkuar falje në lidhje me këto lajme, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivistja Sibel Edmonds dhe redaktorja themeluese e faqes së lajmeve në internet Newsbud, e cila për një periudhë ka punuar edhe si përkthyese në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) ka vazhduar në New York përpjekjen e saj që nisi kundër lajmit skandal të NBC-së se “presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka kërkuar azil në Gjermani dhe se avioni ishte nisur drejt Gjermanisë”.

Në protestën e mbajtur para ndërtesës qendrore të NBC-së morën pjesë anëtarë të komuniteti turk nga Kanadaja dhe nga qytete të ndryshme të SHBA-së. Gjithashtu në mbështetje të protestës kanë marrë pjesë turqit azerë si dhe turqit Meskhetian të ardhur nga Massachusetts.

Para ndërtesës së NBC-së biznesmeni turk İbrahim Kurtuluş dhe Sibel Edmonds kanë mbajtur fjalim. Edmonds duke theksuar se protestojnë kundër publikimeve joparimore të NBC-së tha se “NBC që nuk zbaton në asnjë mënyrë etikën e gazetarisë iu ka një detyrim të gjithëve.”

Pasi ka vënë në dukje se kanali NBC ka kryer një gazetari të papranueshme në natën e tentativës së puçit të përgjakshëm Admonds ka deklaruar se “Nuk është e rëndësishme nëse mbështesim apo jo presidentin, kjo është një çështje që i përket popullit turk, kjo nuk është punë e askujt që të përpiqet të rrëzojë një të zgjedhur në rrugë demokratike”.

– “Kjo është një taktikë lufte”

Edmonds duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së pas protestës, ka deklaruar se ambasada turke në Washington i ka dërguar një letër zyrtare NBC-së e cila nuk i ka kthyer një përgjigje.
“Kjo ngjarje do të thotë se ky lajm nuk është përgatitur dhe publikuar gabimisht. Kjo është një ngjarje e kryer me dëshirë. Edhe kjo gjithashtu tregon se NBC me dëshirë ka luajtur një rol në puçin e ndodhur në Turqi. Është një ngjarje që i intereson SHBA-së dhe të gjithë botës. Qëllimi i publikimit të një lajmi të gabuar me dijeni nga një institucion i madh mediatik është realizimi i puçit në Turqi. Kjo është një taktikë lufte”.

Duke mbrojtur idenë se në tentativën e puçit kanë luajtur rol NBC, Pentagoni, CIA dhe Gülen, aktivistja Edmonds tha se “kur këto bashkohen del në pah shumë qartë se kush dhe çfarë roli kanë luajtur”.

Edmonds ka pohuar më tej se NBC nuk ka kërkuar falje dhe ka shtuar se “aktualisht nuk e kanë bërë këtë. Kjo do të thotë se ndodhen në anën e puçistëve. Ne ato nuk i vërejmë si gazetarë deri sa të ndodhen në këtë qëndrim. Sepse ky nuk është roli i një gazetari”.

Ndërsa biznesmeni Kurtuluş në deklaratën e tij gjatë protestës duke i bërë thirrje NBC-së që të kërkojë falje për shkak të lajmit jo të vërtetë tha se “Pse ju po hezitoni? Kërkoni falje Republikës së Turqisë dhe popullit turk. Apo mos jeni në anën e terroristit numër një që kërkojmë të ekstradohet, apo në anën e Al Kaidëa dhe të DAESH-it? Pavarësisht të gjitha këtyre provave në anën e kujt ndodheni NBC? Turqia nga periudha e luftës së ftohtë është aleat i sigurisë së SHBA-së. Fëmijët turq në Kore ranë dëshmorë për lirinë. Është koha për SHBA-në që të tregojë miqësinë, të qëndrojë në anën e Turqisë”.

– “Për herë të parë vërejmë që një institucion i medias përfshihet në një grusht shteti”

Ndërsa William Wanklyn i cili në protestë ka ardhur nga Montreali i Kanadasë në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha: “Për herë të parë vërejmë që një institucion i medias përfshihet në një grusht shteti. Unë nuk jam aktivist, por kjo më ka shokuar. Ndodhem këtu për të mbështetur popullin turk dhe Sibel Edmonds e cila e ka marrë seriozisht këtë çështje.”

Gjatë protestave janë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime si “Gülen nuk është mbi ligjin”, “Gülen është terroristi numër një i Turqisë”, “SHBA është e detyruar të deportojë Gülenin”, si dhe brohoritjet “presim të kërkohet falje” dhe “Turp NBC”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button