Genti pengesa e fundit evropiane për grupe e Shkëndijës

Do të vazhdojë edhe më tej sfida verore evropiane e Shkëndijës nga Tetova. Kuqezinjtë pasi kanë kaluar pengesën e quajtur Mlada Bolesllav, kanë mësuar edhe kundërshtarin e ndeshjes Play-Off, që është dhe pengesa e fundit për tu futur në fazën e grupeve të Evropa Ligës.

Skuadra e Shkëndijës në këtë sezon të Ligës së Evropës, ka eliminuar ekipin polak Krakovia, pastaj Neftçin nga Azerbajxhani dhe së fundi eliminoi në xhiron e tretë Mlada Boleslav nga Çekia.

Mundë të thuhet se skuadra e Shkëndijës ka marrë kundërshtarin më të lehtë, pasi në vazon e grupit të katërt bënin pjesë edhe skuadra shumë më të forta, siç ishin Shahtjor Donjeck, Sparta Pragë, Sasulo dhe Karabah i Ansi Agollit dhe Muharem Muharemit.

Të përkujtojmë se Shkëndija ka shënuar suksesin më të madh në historin e klubit, por nëjherit edhe futbollit në Maqedonisë, pasi që është ekipi i dytë pas Rabotniçkit që ka arritur në fazën e “Play-Off”-it. Nëse djemtë e trajneri Bruno Akrapoviç arrijnë të eliminojnë edhe Gentin, atëherë ky do të ishte suksesi më i madh i një ekipe nga Maqedonia.

Sezonin e kaluar Genti luajti në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ku në grup ishte me Lionin e francës, Valencian e Spanjës dhe Zenitin e Rusisë, duke përfunduar e dyta në grup menjëherë pas Zenitit. Skuadra e Gentit sezonin e kaluar e përfundoi në pozitën e dytë me vetëm 4 pikë më pas se Klub Brizh.

Ndeshjen e parë të “Play Off”-it Shkëndija e luan si mysafire me 18 gusht, ndërsa ajo e kthimit do të luhet me 25 gusht në Shkup.

Ndërkohë Krasnodar është kundërshtari i Partizanti të Tiranës. Klubi rus ka vetëm 8 vite që është formuar megjithatë ka një ecuri përtej parashikimeve në Kupat e Europës. Krasnodar ka luajtur në dy vitet e fundit në grupet e Europa League madje sezonin e kaluar ka kaluar grupin megjithëse kishte Paok dhe Dortmund në të njëjtin grup.

Në fushën e tyre janë shumë të fortë teksa sezonin e kaluar kanë mundur dhe Paokun dhe Dortmundin. Stadium është një arenë moderne me 33 mijë ulëse. Shumica e lojtarëve luajnë në përfaqësuesen ruse. Ata zunë vendin e 4-t në kampionat por janë një krenari e re evropiane ruse në Evropë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button