Cila do të jetë rroga e Lewandowsk’it në Bayern?

Bayern Munich, janë të gatshëm që t’i ofrojnë Robert Lewandowski’t një marrëveshje të re me përmirësime, por kampionet e Bundesligës nuk do t’i japin lojtarit paga “marramendëse”.

Bayern është i gatshëm që ta rifreskojë kontratën me Lewandowski’n dhe ka thënë se është në negociata me agjentët e tij.

Ky vendim i ekipit për një kontratë të re me lojtarin, vjen pas interesimeve të mëdha të Real Madrid’it dhe Paris Saint-Germain për Lewandowski’n.

“Kemi pasur një numër takimesh me agjentët e Lewandowski’t. Jemi gati ta rikuperojmë kontratën e tij. Definitivisht nuk do ta shesim por nuk do të paguajmë rrogat që i ofron Manchester City e Paris Saint-Germain. Japim rroga të mira, por ato të këtyre ekipeve, janë marramendëse”, ka thënë Rummenigge për Bild, transmeton Klan Kosova.

27 vjeçari Lewandowski, ka shënuar 30 gola në 32 paraqitje në Bundesligë, kur Bayern e fitoi titullin në Gjermani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button