Shkëndija nisi pushimin dimëror

Skuadra e Shkëndijës përfundon vitin 2016 në pozitën e dytë në renditjen tabelare të Ligës së Parë, katër pikë larg vendit të parë dhe inkuadrim në mesin e katër ekipeve më të mira në Kupën e Maqedonisë. Pushimi ka ardhur në kohë të duhur për Shkëndijën, që ka nevojë për mbushje të ‘baterive’.

Ekipi kishte suksese historike në eliminatoret e Ligës së Evropës ku kaloi tre raunde dhe arriti deri në fazën e play-offit për hyrje në grupe. Kjo lodhi shumë skuadrën që pagoi haraçin në kampionat me disa rezultate jo të mira. Mirëpo ekipi tregoi karakter kur me një seri pozitive në fund të sezonit në 6-të përballje u shënuan 4 fitore dhe dy barazime, ndërsa me sukses u kalua edhe çerekfinalja e Kupës.

Përkundër diferencës me katër pikë nga vendi i parë, Shkëndija ka sulmin më të mirë në kampionat që ka arritur të realizojë 34 gola, më shumë se çdo ekip tjetër. Kjo e len Shkëndijën në garë aktive për dy titujt në skenën vendore, që është përcaktim i klubit për këtë sezon. Futbollistët do të qëndrojnë të lirë deri më 7 janar, ndërsa më 8 janar është paraparë grumbullimi i parë dhe fillimi i përgatitjeve dimërore. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button