Një shqiptar do t’i “hakmerret” Gentit për Shkëndijën (FOTO)

Pas eliminimit të Shkëndijës nga garat e mëtejme të Ligës së Evropës, sot janë formuar dhe grupet të cilat do të kenë dhe ekipet që arritën të kualifikohen për  sezonin2016/2017.

Sigurisht se disfata e Shkëndijës nga Genti me rezultat të thellë 4:0 ka lënë të zhgënjyer shumë dashamirë të futbollit shqiptar, por në anën tjetër edhe ka bërë të ndjehen krenar shqiptarët që ishin vetëm një hap afër suksesit historik në futbollin e Maqedonisë.

Alban Meha
Alban Meha

Mirëpo pas formimit të grupeve, Genti do të luajë në Grupin H, ndërsa në mesin e skuadrave që do të konkurrojnë për të vazhduar për në fazën tjetër do të jenë edhe Shakhtar Donetsk i Ukrainës, SC Braga e Portugalisë dhe Konyaspor i Turqisë. Pikërisht në skuadrën turke luan “snajperisti” kosovar Alban Meha, i cili do të ketë mundësinë që të “hakmerret” për Shkëndijën nga Gentit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button