Delegacioni i Prishtinës në OKB, tha gjëra të pavërteta

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u diskutua për Kosovën të enjten, e ka demonstruar edhe njëherë se ka dallime thelbësore në mes qëndrimeve të delegacionit nga Prishtina dhe Beogradi.

Këtë deklaratë e ka bërë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.

Delegacioni i Serbisë ka insistuar që këto mbledhje çdo tre muajshe, të mbahen për të diskutuar mbi punën e UNMIK-ut dhe për dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel ka thënë Daçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Kurse në anën tjetër sipas tij, “Prishtina në mënyrë konstante po i shfrytëzon këto mbledhje si një mundësi për të thënë shumë të pavërteta, dhe për të treguar që Kosova është vend sovran”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button