Në një fatkeqësi komunkacioni humbën jetën tre persona nga Gollobërda

Tre persona e humbën jetën, ndërsa një është lënduar rëndë gjatë fatkeqësisë së komunikacionit që ndodhi dje pasdite afër fshatit Trebishtë në Gollobërdë.

Nga lëndimet e marra, në vendin e ngjarjes jetën e humbën Azem Karabrahami (21) nga fshati Ostren, motra e tij Elena Bajrami (32) nga fshati Tuçep dhe Musa Nuredini (35) nga fshati ostren i Vogël, i cili e drejtonte automjetin.

Lëndime të rënda ka marrë Gentian Sula (27) i cili fillimisht u dërgua në Spitalin e Dibrës, ndërsa pas ofrimit të ndihmës mjekësore, është transferuar për mjekim në spitalin rajonal të Peshkopisë, 20 kilometra larg Dibrës.

Fatkeqësia ndodhi rreth orës 15:00, në hyrje të fshatit Trebishtë, kur vozitësi humbi kontrollin, pas çka, automjeti doli nga rruga dhe ra në humnerë.

Pas hapjes së vendkalimit kufitar Trebishtë – Xhepishtë, banorët e Gollobërdës pothuajse çdo ditë vijnë në Dibër për të bërë tregti. Përparësi është edhe largësia e vogël prej rreth njëzet kilometrave apo me kohë, më pak se gjysmë ore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button