Lideri i Boko Haram Abubakar Shekau pohon se akoma është në funksion

Lideri i grupacionit, “Boko Haram”, Abubakar Shekau publikoi audio incizim në të cilin pohon se “akoma është këtu” edhe krahas kumtesës se është ndërruar nga funksioni nga Shteti Islamik, të cilit grupi nigerian iu betua me besnikëri.

Mesazhi zgjat dhjetëra minuta, ndërsa Jan Sen Pier, konsulent për çështje për luftë kundër terrorizmit të grupit për analiza “Modern sikjuriti konsalting” thotë se “burimi është mjaft i besueshëm”.

Mesazhi është përgjigje e Shekaut në intervistën e Abu Musab al Bernavi e dhënë për “Al Nabaa”, javore zyrtare e SHI­së. Në intervistë ai është prezentuar si “lider i ri i Kalifatit në Afrikën Perëndimore”. Abubakar Shekau e udhëheq Boko Haramin nga viti 2009. Ai pohon se është mashtruar nga disa luftëtarë dhe nga SHI, ndaj së cilës u betua për besnikëri në mars të vitit 2015 dhe deklaroi se nuk mund të ndiqet verbërisht.

“Me këtë mesazh duam të deklarojmë se nuk do të pranojmë më asnjë të dërguar të SHI­së, përveç atyre të cilat angazhohen në mënyrë të sinqertë për kauzën për Allah”, deklaroi ai. Spekulimet për zhdukjen e Shekaut janë duke u shtuar dhe armata nigeriane rregullisht e shpall të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button