Njerëzit që lexojnë jetojnë më gjatë

Leximi i librave është i lidhur me jetëgjatësinë, sipas një studimi të ri.
Hulumtuesit kanë përdorur të dhëna nga 3.635 njerëz mbi moshën 50 vjeçare, të cilët kanë marrë pjesë në një studim të gjerë shëndetësor, ku u janë përgjigjur pyetjeve rreth leximit, shkruan New York Times, përcjell Express.

Shkencëtarët e kanë ndarë studimin në tri grupe: Ata që nuk kanë lexuar libra, ata që kanë lexuar libra deri në tri orë e gjysmë në javë, dhe ata të cilët kanë lexuar libra më gjatë se tri orë e gjysmë në ditë.

Studimi, i publikuar në “Social Science & Medicine”, ka gjetur se lexuesit dolën të ishin vajza, persona të arsimuar në kolegj dhe persona nga grupe me të ardhura më të larta. Prandaj, hulumtuesit kanë kontrolluar ata faktor si dhe moshën, racën, shëndetin e vetë-raportuar, depresionin, punësimin dhe statusin martesor.

Krahasuar me ata që nuk kanë lexuar libra, personat që kanë lexuar deri në tri orë e gjysmë në javë, kanë 17% më pak mundësi të vdesin gjatë 12 viteve pasuese, dhe ata që kanë lexuar më shumë se tri orë e gjysmë në javë, kanë 23% më pak mundësi të vdesin.

Lexuesit e librin jetojnë mesatarisht dy vite më gjatë se ata që nuk lexojnë fare.

Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje të ngjashme në mesin e atyre që lexojnë gazeta dhe revista, por që dalin më të dobët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button