Refugjatja siriane kurorëzohet “mbretëreshë e verës” në Gjermani

Një refugjate siriane është zgjedhur si “Mbretëresha e Verës” në një garë për vajzën më të bukur që do i përfaqësojë verërat në gjithë vendin.

Studentja Ninorta Bahno jeton në Gjermani tash e tre vjet kur edhe u largua nga vendlindja e saj, transmeton Klan Kosova.

Vajza siriane u zgjedh si mbretëresha e verës  në qytetin Trier, në Gjermaninë Perëndimore që është një rajon i verës pranë kufirit me Luksemburgun.

Bahno është shprehur se shpreson se ky çmim do të inkurajojë integrimin.

“Dua që të tregoj se Gjermania është një vend mikpritës dhe që gjermanët punojnë shumë për integrimin e refugjatëve”.

Kurse Bahno do të kalojë gjithë vitin tjetër duke i përfaqësuar prodhuesit e verës përgjatë gjithë festivaleve dhe eventeve në Trier.

Ajo është shprehur se refugjatët e tjerë janë shumë të lumtur për fitoren e saj.

Tradita për zgjedhjen e “Mbretëreshës së Verës” në Gjermani mbahet që në vitin 1930.

Vitin e kaluar Gjermania ka pranuar më shumë se një milion refugjatë shumica prej tyre sirianë.

vera2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button