Edi Rama nis pushimet, publikon foto me djalin në bregdet

Pas një sezoni të ngjeshur me zhvillime politike, Kryeministri Edi Rama po shijon pushimet.

Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit, Rama është ndalur në brigjet e jugut, nën shoqërinë e bashkëshortes Linda dhe djalit të tyre Zaho.

Ai ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një fotografi ku shihet duke u larë me Zahon e vogël në det, ku duken të mbuluar nga dallga. Rama e ka cilësuar si “Foto e ditës”, ku publikon një nga të paktat foto ku shihet me të birin.

Vogëlushi dy vjeçar mban në kokë një kapele blu si dhe krahëza për të qëndruar mbi ujë, teksa ndodhet pranë babait të rij.

Mësohet se kreu i qeverisë po pushon në vilat qeveritare në Himarë, transmeton NOA.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button