Shkëndija gati për goditjen e radhës

Vetëm edhe disa orë kanë mbetur nga përballja Mlada Boleslav – Shkëndija e Tetovës, duel ky i vlefshëm për xhiron e tretë të Liga Evropës, ndërsa sonte luhet ndeshja kthyese. Trajneri i skuadrës kuqezi Bruno Akrapoviç dhe kapiteni Ferhan Hasani pavarësisht fitores nga ndeshja e parë me rezultat 2:0, mbeten të qetë duke thënë se kanë ngelur edhe 90-minuta të vështira  për t’i zhvilluar deri në arritjen e cakut të dëshiruar, kualifikimi historik në play-off. Kuqezinjtë në qytetin Boleslav gjenden nga dita e martë, ndërsa dje realizuan edhe stërvitjen e vetme në fushën e stadiumit “Metsky” aty ku do të zhvillohet ndeshja. Atmosfera në mesin e futbollistëve është shumë e mirë dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për mundësinë që u është dhënë, por janë gjithashtu të vetëdijshëm se për të arritur deri te plej-ofi, nuk do ta kenë aspak lehtë. Mirëpo, trajneri Bruno Akrapoviç thotë se nëse djemtë e tij i realizojnë detyrat që ai dhe stafi teknik do t’ua japin, do të mund ta kalojnë edhe këtë pengesë.

“Na pret një ndeshje e vështirë, ndeshje intenzive dhe në këtë jam i sigurtë pasi kemi parë në pjesën e parë sa ishte e vëshitrë të gjendemi me një rival të tillë të mirë. Kështu që kemi punuar shumë në drejtim të eliminimit të gabimeve tona dhe mos i përsërisim. Mendoj se kemi analizuar mirë ndeshjen e kaluar me ne dhe takimin e fundit që Mllada Boleslav zhvilloi me Liberecin, kështu që mendoj se do të na ndihmojë shumë kjo gjë. Për ndeshjen e nesërme jemi maksimalishtë të koncentruar, kishim udhëtim shumë të mirë, moti këtu është ideal për lojë, jo vapë si te ne. Kështu që mendoj se mund të presim ndeshje të mirë“, deklaroi trajneri Bruno Akrapoviq.

Ndërkohë, kapiteni Ferhan Hasani shprehet optimist se me angazhimin e gjithë lojtarëve do ta kalojnë edhe këtë xhiro.

“Jemi këtu për të zhvilluar ndeshjen e kthimit dhe mendoj se do të jetë ndeshje e vëshitrë sidomos nëse luajmë si në pjesën e parë në Shkup. E dijmë se do të ketë shumë vështirësi edhe pse kemi rezultat 2:0 nga ndeshja e parë, por është mirë që jemi në favor. Shpresoj se me angazhim maksimal të gjithë lojtarëve do të kalojmë këtë raund. Por them atë që kam thënë gjithmonë se ne duhet të tregojmë se jemi ekip kualitativ që dijnë të luajnë edhe në ndeshje Evropiane. Besoj se nesër me rezultat pozitiv mund të kalojmë edhe këtë raund“, u shpreh kapiteni Ferhan Hasani.

Takimi Mllada Boleslav-Shkëndija luhet sonte të stadiumin ‘Mestsky’ me fillim në orën 19:00. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button