LPM: Ivanov i falë të burgosurit me tarifa prej 3 deri më 5 mijë euro

“Përpara dy ditëve, publiku i pa skandalet e reja të faljeve të presidentit Ivanov, të cilët janë të akuzuar për vrasje dhe vjedhje, për armbajtje pa leje, falje të një personi dy herë, të gjykuar në ikje etj. Faljet e Ilindenit përsëri e kanë hapur dilemën për arsyet për veprimin e këtillë të Ivanovit, sepse ky nuk është rast i parë, por është bërë praktikë që faljen e Ivanovit të jenë skandaloze”, deklarojnë nga Lëvizja Popullore për Maqedoninë, njofton Portalb.

Sipas tyre, “faljet skandaloze për falje nuk janë të lidhura me rastet të cilat ndikojnë ndaj gjendjes shpirtërore dhe mendore të Ivanovit  që të mos kihet mundësi të njihet veprimi që e ka nxitur për t`u ngritur iniciativa e LPM-së para Gjykatës Kushtetuese për atë se presidenti i Republikës së Maqedonisë nuk është i aftë për ta kryer funksionin.

LPM e njofton publikun se propozimet për falje nga Ivanov jepen me mendje të shëndoshë, me tarifë prej 3 deri më 5 mijë euro për çdo falje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button