Aksion gueril në Rekë: Tabela me udhëzime rrugore që tregojnë se sa persona kanë migruar

Në disa lokacione të rajonit të Rekës, njërit ndër lokacionet që ka më shumë mërgimtarë, janë paraqitur disa tabela rrugore, në të cilat përveç se jepen udhëzime për rrugët që çojnë drejt fshatrave, aty shkruhet edhe përqindja dhe numri i personave që kanë migruar gjatë 20 viteve të fundit, njofton Portalb.

Rostushë, Velebërdo, Bitushë, Trebishtë dhe vende tjera të këtij rajoni, dikur kanë qenë fshatra të mëdha sa i përket numrit të banorëve, megjithatë tani është i vogël me popullsi, përveç gjatë periudhës së verës kur vijnë për pushime mërgimtarët.

“Me këtë aksion, duam t’i ndihmojmë popullatës lokale dhe të alarmojmë për njërën nga dhimbjet më të mëdha të këtij rajoni – migrimi. Aksioni është ndërmarrë për përkrahjen e organizatave joqeveritare dhe komunitetet vendore ta ngrenë zërin e tyre dhe të alarmojnë për këtë problem të hidhur të rajonit të Rekës.

Aksioni është ndihmuar nga programi “Civika Mobilitas”.

Aksion gueril

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button