Arta Dobroshi luan në klipin e këngës më të re të Massive Attack (VIDEO)

Aktorja e famshme kosovare, Arta Dobroshi, është protagoniste në klipin e fundit të grupit shumë të njohur “Massive Attack”. Kënga titullohet “Come Near Me – Eja pranë meje” dhe është bashkëpunim me Ghostpoet.

Përkrahë me aktoren Dobroshi, në videoklip luan edhe aktori i shumë serialeve Jonathan Aris.

“Come Near Me” është publikuar bashkë më këngë e dytë të grupit “The Spoils”, të cilat janë shkruar nga Daddy G në bashkëpunim me Stew Jackson. Regjisor i këngës është Ed Morris.

Regjisori Morris ka thënë se ideja për videon i ka ardhur me të dëgjuar këngën.

Për këtë fakt, kanë shkruar edhe mediat botërore. Madje, Factmag në fund të tekstit e përmend edhe aktoren Arta Dobroshi, si një aktore kosovare, transmeton Express.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button