Operacioni antidrogë “Ballkan”, arestohen 28 persona (FOTO)

Policitë e Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Turqisë zhvilluan hetim paralele në kuadër të operacionit për tregti me drogë “Ballkan” i filluar në vitin 2015 nga Drejtoria për luftë me narkotikë dhe tregti ilegale në kuadër të policisë shtetërore shqiptare në bashkëpunim me Prokurorinë për krim serioz.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB) sot njoftoi se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se hetimi ka rezultuar me arrestim të 28 personave, midis të cilëve edhe pesë organizatorë dhe dhënie të urdhër arrestit për 20 persona të tjerë të cilët janë të përfshirë në aktivitetet ilegale të këtij grupi të organizuar kriminel. Janë konfiskuar përafërsisht 27 kilogramë heroinë, 2 kilogramë kokainë dhe pothuajse 184 kilogramë marihuanë, si dhe më shumë se 38.000 euro, 1,5 milionë lekë shqiptare dhe katër armë.

“Priten rezultatet e mëtejshme nga ky hetim i përbashkët”, qëndron në kumtesë.

Hetimet kanë qenë të orientuara drejt grupit të organizuar kriminel, aktiv në vende të ndryshme nga rajoni ballkanik, i cili tregton me lloje të ndryshme të drogave si heroinë, kokainë dhe marihuanë. Heroina është furnizuar nga Turqia dhe transportuar deri në Shqipëri, me destinacion përfundimtar në vendet e BE-­së. Marihuana është furnizuar në Shqipëri dhe transportuar në Maqedoni, Greqi dhe Turqi.

“Hetime paralele janë zhvilluar në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Greqi, Serbi dhe Turqi. Këmbimi i informatave midis agjencive për zbatim të ligjit në këto vende janë zhvilluar në kohë reale përmes kanalit të Selekut”, thuhet në kumtesën kumtesën e MPB­-së.

Operacioni antidrogë "Ballkan"
Operacioni antidrogë “Ballkan”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button