Nga një shtëpi në Demir Hisar janë grabitur 10.000 euro
Dhjetë mijë euro, 17.000 denarë, shtatë lira të arit dhe stoli ari janë grabitur mbrëmë nga një shtëpi në Demir Hisar, në rrugën “Bitolska”. Ashtu siç kumtoi policia, shtëpia është pronësi e A.S. (84), ndërsa grabitja është kryer në periudhën nga ora 16:30 deri në orën 00:15, derisa nuk ishte në shtëpi.
Grabitësi me dhunë e ka hapur derën e hyrjes, ka hyrë dhe ka grabitur. Ndërmerren masa për gjetjen e tij dhe për pastrimit e tërësishëm të rastit.