Mynih, sulmuesi ka dërguar ftesa online për të ardhur në qendrën tregtare

Hetuesi i policisë Robert Heimberger thotë se sulmuesi kishte hakuar një profil në Facebook dhe kishte dërguar një mesazh përmes të cilit kërkon që njerëzit të vijnë në qendrën tregtare “Olimpia” në Mynih për dhurata pa pagesë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mesazhi është dërguar nga profilet e femrave të reja, ku kishte ftuar njerëzit që të vijnë në qendrën tregtare në ora 16:00.

“Do t’iu jap diçka nëse doni, por jo shumë të shtrenjtë”, thuhet në mesazh, sipas Heimberger.

“Supozohet se mesazhi është shkruar nga sulmuesi dhe më vonë është dërguar”, thotë Heimberger.

Hubertus Andrae, kreu i policisë së Mynihut tha se njeriu i dyshuar për vrasjen e nëntë personave ka lindur dhe është rritur në Mynih. Ai theksoi se deri më tani nuk kanë gjetur ndonjë tregues se përpos tij kishte edhe të tjerë të përfshirë në sulm.

Ai gjithashtu shtoi se gjatë bastisjes në shtëpinë së tij nuk është gjetur ndonjë dëshmi që e lidhë atë me DAESH-in.

Heimberger shtoi se sulmuesi ishte i armatosur me një pistoletë 9mm Glock dhe kishte 300 plumba. Sulmuesi u identifikua si shtetasi gjerman 18-vjeçar me origjinë nga Irani. Ai u gjet i vdekur në afërsi të qendrës tregtare, dhe besohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button