Donald Trump, zyrtarisht kandidat republikan për president të SHBA-së

Donald Trump edhe zyrtarisht është bërë kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, nominimi i të cilit u shpall mbrëmë vonë gjatë konventës partiake në Cleveland, të shtetit amerikan Ohio.

Trump korri fitore me 1.725 vota delegatësh ndërsa pas tij është radhitur Ted Cruz me 475 delegatë, guvernatori i Ohios, John Kasich me 120 dhe senatori i Floridës, Marco Rubio me 114 vota.

Djali i miliarderit akerikan, Donald junior, njoftoi se 89 delegatë të New Yorkut japin përkrahje për Trumpin që është e mjaftueshme që ai të fitojë garën për të cilën i janë nevojitur 1.237 vota.

“Kam nderin që sonte do të mund ti dorëzoj Donald Trampit votat e nevojshme për dy të tretat. Urime baba. Të duam”, tha Trump junior.

Kandidati republikan shpalli fitoren e tij edhe në Twitter ku shkroi: “Paraqet nder të jesh kandidat Republikan për president të SHBA-ve. Do të punoj shumë dhe asnjëherë nuk do të ju zhgënjej. Amerika parasëgjithash”.

Kandidat për zëvendëspresident republikan është zgjedhur guvernatori i shtetit Indiana, Mike Pence.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button