Elvana Gjata nuk është më “Njësoj”, vendos të heqë dorë nga…

Kohët e fundit Elvana ka eksperimentuar shpesh me look-un, aq sa edhe fansat në rrjetet sociale e kanë përgëzuar për pamjen dhe sidomos për kaҫurrelat që mban prej pak kohësh. Në një set të fundit të realizuar në Gjermani, disave, madje, u dukej shumë e ngjashme me yllin e muzikës botërore, Beyonce. Por ylli i “Njësoj” ka vendosur sërish të ndryshojë. Nga bionde dhe kaҫurrela, tani është kthyer në brune dhe në flokët e saj natyralë, të cilët i kishte braktisur për një kohë të gjatë. Si duket më bukur? Sërish fansat janë të ndarë në dysh. Disave më natyrale dhe më e ëmbël kështu, të tjerët mendojnë se është më e ëmbël bionde… dhe një grup tjetër që e duan “njësoj”, qoftë brune, qoftë bionde.

Në viodeon e postuar pak më parë në profilin e saj në Instagram, Elvana tregon një moment kur del nga pishina me flokët e errët natyralë dhe pa make up. Është njësoj e bukur apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button