Elvana Gjata më e bukur se kurrë në premierën e filmit në Kosovë
E premtja mbrëma mblodhi emra të njohur të artit, showbiz-it në Kosovë për të dhënë premierën e komedisë “2 gisht mjaltë” me protagonistë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi.
Elvana Gjata gjate premieres ne Tirane
Pas fustanit fosforeshent me të cilin u shfaq në premierën e Tiranës, Kësaj here këngëtarja-aktore kishte zgjedhur të vishte pantallona të zeza, dhe një ‘crop-top’ të kuq me një frudë gjigande në pjesën e kraharorit, që e bënte Elvanën të dukej si një trëndafil, shkruan Bordo.al.
Gjatë premierës në Kosovë
Grimin dhe krehjen e flokëve protagonistja e filmit kishte preferuar t’i mbante minimal e për hir të së vërtetës, ajo dukej e mrekullueshme.