Todorov: Nëse ka dëshirë mund të vihet deri në marrëveshje

­ Shpresoj se është e mundur të afrohen qëndrimet. VMRO-­DPMNE-ja shkon në ato negociata me qëllim që të dakordohet, të gjindet zgjidhje dhe të përfundojë tërë kjo krizë, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Shëndetësisë Nikolla Todorov i cili e kryeson VMRO-­DPMNE-­në në negociatat ndërpartiake për tejkalimin e krizës politike.

“Deri më tani kemi bërë një numër të madh të lëshimeve dhe të gjitha ato lëshime janë vetëm në funksion të zgjidhjes së krizës. Eja të shikojmë edhe sot nëse do të kemi zhvendosje edhe nga pala tjetër. Nëse ka dëshirë për marrëveshje pres të ketë marrëveshje”, tha Todorov duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në Klinikën Universitare për Kardiokirurgji.

Në pyetjen nëse deri më tani ka pasur lëshime nga pala tjetër, tha se do të jetë jo i sinqertë nëse thotë se nuk ka pasur aspak.

“Ka pasur lëshime të caktuara nga njëra dhe nga pala tjetër. Në negociata të tilla secila palë mendon se ajo më shumë bën lëshime dhe kjo duhet të kalojë. Normalisht ne themi se VMRO-DPMNE-­ja ka bërë më shumë lëshime, ndërsa LSDM-­ja do të thotë se ata kanë bërë më shumë lëshime, por megjithatë e tillë është situata që duhet të mblidhet guxim dhe të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. ne kemi bërë shumë lëshime në këtë drejtim. presim një lëshim tani në përfundimin e këtyre negociatave edhe nga ana e LSDM-­së. Nuk do të komentoj më shumë. Megjithatë, dëshiroj që ky proces të ketë sukses, nuk dëshiroj të vijë në pikëpyetje ose të shkatërrohet për shkak të një deklarate të keqe ose diçka tjetër”, tha Todorov para vazhdimit të sotëm të negociatave ndërpartiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button