Kreu i CHP-së: Grushti i shtetit nuk ka sjellë ndonjëherë qetësi dhe drejtësi

Kryetari i Partisë opozitare Republikane Popullore në Turqi (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu, ka thënë: ”CHP gjatë gjithë historisë së saj ka paguar shumë çmime për demokracinë. CHP ka si detyrë ti dalë për zot demokracisë dhe të qëndrojë përballë çdo imponimi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kılıçdaroğlu i ka bërë këto deklarata në llogarinë e tij në Twitter.

Në deklaratën e tij Kılıçdaroğlu duke tërhequr vëmendjen ndaj çmimeve që CHP ka paguar në mbrojtje të demokracisë, në vazhdim është shprehur:

”Ajo që kemi nevojë ne si Turqi është një demokraci e cila mbështet në normat universale të saj dhe jo një demokraci që mbështetet tek epërsia e një personi. Keqtrajtimi i ushtarëve është një sjellje mizore. Ata të cilët kanë keqtrajtuar ushtarët duhet të gjykohen njëlloj si puçistët. Duhet të luftojmë brenda parimeve të demokracisë kundër diktimeve, shtypjeve dhe padrejtësive. Nuk është parë ndonjëherë që grushti i shtetit të sjellë drejtësi dhe qetësi.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button