Maqedoni, policia zbulon gjashtë emigrantë ilegalë

Ministria e Punëve të Brendëshme (MPB) të Maqedonisë njofton se pjesëtarët e saj në fshatin Vaksincë të Kumanovës, kanë zbuluar të martën gjashtë emigrantë, nga të cilët njëri është minoren, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin e policisë emigrantët janë gjetur gjatë kontrollit të një furgoni “Iveko” me targa të Shkupit, pronë e “T-S IVAN dhe DR/SHPK”.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar gjashtë emigrantë (njëri minoren) pesë nga të cilët janë nga Sri Lanka, ndërsa një tjetër nga Paksitani”, thuhet në njoftimim e MPB-së në të cilin nënvizohet se drejtuesi i furgonit ka arritur të arratiset ndërsa emigrantët janë dërguar në stacionin policor në Kumanovë.

Siç thotë policia, personi minoren do të vendoset në një objekt për përkujdesje të personave nga kategoritë e rrezikuara, dy do të vendosen në Qendrën për pranimin e të huajve – Shkup ndërsa emigrantët e tjerë do të kthehen në Greqi.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button